Arbitrat e Kupës, në Kukës shkon “armiku” i Flamurtarit dhe Vllazninë

Le ta quajmë rastësi, por e sigurt është që në fund të ndeshjes së sotme Laçi do të ankohet për gjykimin, nëse do të eliminohet. Arbitër do të jetë Eldorjan Hamiti, një personazh që çuditërisht është shpallur “Non grata” nga dy klube, për ndeshje kundër Kukësit. Fillimisht Flamurtari është tërbuar me këtë arbitër për favorizimet ndaj Kukësit, aq më shumë që drejton gjithmonë Kukësi-Flamurtari, nuk dihet pse.

Nuk mbaron aty, sepse edhe sfida Kukësi-Vllaznia në mars kishte protagonist Hamitin, i cili nuk i dha një penallti të qartë Vllaznisë dhe klubi shkodran u ankua gjatë, duke e shpallur “Non grata”.

Pas sfidës ndaj Vllaznisë Hamiti mungoi 3 javë si ndëshkim, u kthye në Kategorinë e Parë dhe fundjavën e shkuar drejtoi Skënderbeu-Kamza, ku sërish pati shumë tension dhe akuza nga Kamza.

Ndërkaq, Flamurtari-Skënderbeu do të drejtohet nga Laver Alla. Vetëm një herë i ka drejtuar këtë sezon të dyja skuadrat, me vlonjatet që u ankuan gjatë për Laçi-Flamurtari tetorin e vitit të shkuar, sepse në Krujë Alla dha 11-metërsh kundër Flamurtarit dhe nuk pa dy të tilla pro vlonjatëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *