Arbitra të huaj në Superiore, e zbulon FSHF

FSHF prej kohësh ka marrë një marrëveshje bashkëpunimi me homologët e tyre në Maltë dhe Luksemburg për shkëmbimin e arbitrave. Këtë sezon, për herë të parë në Superiore do të gjykojë një treshe nga Luksemburgu. Vetë FSHF e ka zbuluar diçka të tillë:

“Sektori Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se një treshe arbitrash nga Luksemburgu do të gjykojë një ndeshje të javës së 32-të të Kategorisë Superiore. Ky shkëmbim vjen në vazhdimësi të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet FSHF dhe Federatës së Futbollit të Luksemburgut për gjykim të ndeshjeve në kampionatet respektive.

Dy javë më parë ishte një treshe arbitrash shqiptar, me kryesor Juxhin Xhajën dhe Ilir Tartarin e Emigers Ganxhi si asistent, që gjykuan një ndeshje në Superligën e Luksemburgut”, shkruan FSHF, që njofton se gjyqtari kryesor Alain Durieux (33 vjeç, arbitër ndërkombëtar) dhe Gilles Becker e David Mateus Santos do të gjykojnë një nga ndeshjet e kësaj jave në Superiore.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 32
E shtunë, më 4 maj 2019, ora 15:00

Tirana-Skënderbeu
Laçi-Kastrioti
Flamurtari-Partizani
Teuta-Luftëtari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *