Arbitër maltez edhe në derbin e Myzeqesë

0

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar emrat e gjyqtarëve që do të gjykojnë ndeshjen e kësaj të diele ndërmjet Tiranës dhe Flamurtarit. Kryesori është Glen Tona, kandidat për të marrë stemën e FIFA-s.

Tona ka fituar eksperiencë ndërkombëtare këto vitet e fundit, në kualifikueset e Europa League, ndërkohë prej disa vitesh Glen Tonna është pjesë e projektit të Federatës Malteze për shkëmbim eksperience në rang arbitrash me federatat e tjera europiane.

 

Ndërkaq, në “Selman Stërmasi” të dielën arbitër i katërt do të jetë Sandro Spiteri, i cili 24 orë më parë Spiteri do të jetë kryesor i derbit myzeqar të Kategorisë së Parë ndërmjet Apolonisë e Lushnjes.

Apolonia – Lushnja (E shtunë, ora 14.00)

Gjyqtarë: Sandro Spiteri, Peter Abela, Ryan Aquilina, Glen Tonna

Vllaznia – Skënderbeu (E shtunë, ora 17.00)

Vëzhgues: Alexander Arena

Tirana – Flamurtari (E diel, ora 17.00)

Gjyqtarë: Glen Tonna, Peter Abela, Ryan Aquilina, Sandro Spiteri

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image