Arbër Zeneli: Sot luajtëm si skuadër

Ishte njeriu i ndeshjes, pa asnjë dyshim, sepse shënoi dy gola fantastikë, por Arbër Zenelin nuk e veçon veten, sepse e gjithë Kosova ishte fantastike ndaj Shqipërisë.

“Luajtëm mjaft mirë dhe triumfuan 3-0. Jam shumë i lumtur. E kam pritur fitoren. Sot luajtëm si skuadër. Patëm pozitën tonë dhe kur krijuam mundësinë shënuam 3 herë. Kam luajtur mirë dhe jo mirë në të shkuarën, por sot ishte loja më e mirë si për mua dhe për skuadrën. Jam shumë i lumtur.

“Dueli me Hysajn? Unë luaj lojën time. Kam pasur raste të mira. Bëra detyrën time, dribloj dhe shënoj. Realizova dy herë. Hysaj është lojtar shumë i mirë, luan te Napoli, klub fantastik. Ishte lojë e gjithë skuadrës, jo vetëm e imja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *