Arapi: Optimistë për Europën, presioni ka qenë shumë i madh

0

Mbrojtësi i Teutës, Renato Arapi, u transferua me shumë bujë në muajin janar te “Djemtë e Detit” dhe që nga mbërritja e tij, ka qenë një nga titullarët stabël në formacionin e trajnerit Bledi Shkëmbi.

Futbollisti me shumë eksperiencë ka bërë ndeshje relativisht të mira, ka luajtur 1036 minuta deri më tani dhe ka shënuar një gol, atë kundër Kukësit. Sot, 32-vjeçari ka folur për RTSH Sport, ku mes  të tjerash tha:

“Presioni më i madh ka qenë në ndeshjet e kaluara, tashmë ekipi ka krijuar besim. Atmosfera në kampin tonë është pozitive. Edhe kundërshtarin direkt, Laçin, e presim në ndeshjen e fundit në shtëpinë tonë dhe kjo gjë na bën edhe më optimistë”, u shpreh Arapi.

Teuta-Luftëtari, Kategoria Superiore
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.