Arapi: Do të takohem me drejtuesit e Partizanit

Mbrojtësi pranon mundësinë, por e sheh si opsion të fundit: Kam oferta nga Turqi dhe do të pres klubet turke. Kam patur kontakte me të kuqtë, do bisedoj

Partizani po mendon për merkaton e verës dhe një ndër emrat e përfolur ka qenë dhe ai i mbrojtësit Renato Arapi. Lojtari ishte pjesë e ekipit të Bolusporit në Turqi, por nuk arriti që të arrinte objektivin e skuadrës turke, pasi mbeti sërish në ligën e parë duke mos arritur të kalojë në Superligë. Skuadra turke e Bolusporit siguroi “play-off”-in, por ashtu si në sezonin e shkuar nuk fitoi. Mbrojtësi shqiptar luajti 29 ndeshje nga të cilat, 28 si titullar. Ai ishte lider për ekipin e tij duke dhuruar paraqitje shumë të mira, por e ardhmja e lojtarit është në dyshim tani.

Arapi tregon sezonin e tij në Turqi për “Sport Ekspres” dhe fërkimet që kishte me skuadrën kryeqytetase. Ai pranon se mund të takohet me drejtuesit e kuq, por nuk do të thotë se do të vendosë që të rikthehet. Arapi tregon se ka dhe dy oferta të tjera të rëndësishme në Turqi, ekipi i Bolusporit e do sërish ta ketë në grupin e lojtarëve, por nuk ka patur diskutime me detaje.

– Arapi, si ka qenë sezoni që u mbyll për ju?

– Ishte një sezon deri diku i suksesshëm. Arritëm ta mbyllin kampionatin në vendin e 3-të duke siguruar një vend në “play-off”, por pa arritur të kalonim në Superligë. Nga ana personale do të them që ishte një kampionat shumë i mirë për mua.

A do të jeni sërish pjesë e Bolusporit?

– Nuk e di ta them me siguri këtë gjë. Klubi ka shfaqur interes që të vazhdojë me mua, por pa shfaqur kushte konkrete dhe pa folur për detaje.

A keni ndonjë mundësi tjetër për momentin?

Kam dy opsione të tjera që pengesë, për momentin janë vetëm kushtet financiare.

Këto ekip që kanë shfaqur janë në Turqi, apo në Shqipëri?

– Këto mundësi janë në Turqi.

– Si është e vërteta në lidhje me ekipin e Partizanit? Keni patur kontakte?

– E vërteta është që kam patur kontakte me një nga drejtuesit e klubit dhe besoj shpejt mund të takohemi. Sigurisht për të dëgjuar planet e klubit, sepse nuk është e thënë që pse ke një takim me një nga drejtuesit të quhet e mbyllur si tratativë.

Kur do të vendosni për të ardhmen?

– Jam në pritje nga klubet e Turqisë dhe pastaj do të vendos për të ardhmen time.

– A mendoni se Partizani do të luajë në Evropë?

– Nuk më takon mua që te them nëse do të luajë Partizani në Evropë apo jo, kjo u përket organeve kompetente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *