Arabia Saudite paguan, sulmuesi i kombëtares shkon te Mançester Junajtid

0

Sulmuesi i kombëtares së Arabisë Saudite, Mohamed Al-Sahlaui, do të bashkohet në Mançester Junajtid, ku do të qëndrojë tre javë. Gjithçka bëhet më qëllimin që sulmuesi i Arabisë Saudite të jetë në maksimumin  e vet para Kupës së Botës.

Bëhet fjalë për një sulmues 31-vjecar, i cili luan për Al Nasr në Arabinë Saudite dhe ka shënuar 26 gola në 33 ndeshje me kombëtaren.

Natyrisht, Arabia Saudite ka paguar një thes me para për ta çuar sulmuesin e vet të stërvitet nën urdhrat e Murinjos, i cili duhet të durojë edhe gjetje të tilla të klubit për të mbushur arkat. Sa për kujtesë, Arabia Saudite nuk ka regjistruar ndonjë sukses madhor në Kupën e Botës, ku shpesh ka pësuar humbje të thella, si ajo 8-0 ndaj Gjermanisë në vitin 2002. Vetëm po të bëhet futbolli me merkato të lirë lojtarësh, sauditët do bëheshin të frikshëm, sepse nuk do e kishin problem të blinin emra si Dibala e Ikardi, meqë tek Argjentina kanë dalë të tepërt.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.