Arabët shkarkojnë trajnerin, shkak një “cicërimë” në Twitter

0

Arsyet e shkarkimeve të një trajneri mund të jenë të ndryshme, por si kjo arsye nuk na kishin dëgjuar veshët. Mido, trajneri i skuadrës arabe të Al Wehda, është shkarkuar nga drejtimi i klubit pas vetëm katër muajsh sepse ka ofenduar një tifoz në rrjetet sociale.

Arsyen e ka treguar një zyrtar i klubit, që është shprehur se Mido nuk është shkarkuar për arsye teknike. Trajneri kishte fyer me një postim në rrjetet sociale një tifoz të pakënaqur dhe e kishte fshirë pak momente më pas. Kjo nuk ka shpëtuar pa u pikasur nga zyrtarët e klubit nga Meka, që kanë lançuar shkarkimin e trajnerit 36-vjeçar, megjithëse ai ishte shprehur se ia kishin vjedhur llogarinë e tij.

Trajneri pati bërë mirë nën drejtimin e skuadrës arabe, duke regjistruar 6 fitore dhe vetëm 3 humbje në 13 ndeshje. Gjithsesi klubi i Al Wehda i konsideron tifozët si një pjesë e paprekshme e klubit, duke mos lejuar askënd të ofendojë qoftë edhe vetëm njërin prej tyre.

“Tifozët janë një vijë e kuqe që nuk duhet shkelur. Ne shpresojmë që llogaria e tij të jetë vjedhur. Mido e ka bërë ligën më konkurruese. Ai arriti të na japë pikë të rëndësishme sa ishte me ne”, u shpreh zëvendëspresidenti.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.