Apolonia në sulm, Mërgjyshi: Ju tregoj objektivat e merkatos!

0

Dy emra të lakuar në merkaton e kësaj vere janë edhe Marlind e Rei Nuriu, të dy lojtarë të Dinamos në sezonin e kaluar. Edhe pse dy ditë më parë këta futbollistë kanë rënë parimisht dakord që të luajnë me Erzenin, trajneri i Apolonisë, Artan Mërgjyshi, deklaron për SportEkspres.com se do t’i bindë të jenë pjesë e fierakëve.

“Merkato e Apolonisë nuk ka sekrete të mëdha. Ne po synojmë elementë që t’i shërbejnë skuadrës në misionin e saj për ngjitjen në Superiore. Edhe Marlind me Rei Nuriun janë në planet tona. Të dy këta futbollistë të talentuar kam dëshirë që t’i evidentoj me Apoloninë, e besoj se ata do më mirëkuptojnë. Apolonia ka një plan konkret në këtë merkato, me emra të tjerë nga e Para dhe Superiorja”, shprehet trajneri Mërgjyshi.

Ndërkohë që për emrat, të cilët ai i ka bërë publikë dy ditë më parë, Mërgjyshi sqaron se nuk janë vetëm ata synimi. “Mua më është kërkuar mendim nga drejtuesit dhe u kam dhënë disa emra futbollistësh, kryesisht në ato reparte ku Apolonia ka më shumë nevojë. Vogli, Çelhaka, Sharavolli e Mehmeti janë vetëm fillimi i gjetjes së emrave në këtë treg të merkatos. Për një skuadër më dinjitoze, natyrisht që do të jemi aktivë në treg e shpejt do mësoni emra të tjerë”, përfundon tekniku i Apolonisë.

AGRON KAJA

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.