Apolonia: Ndeshje e turpshme, në Berat nuk ka siguri!

Sot paradite në klubin e futbollit Apolonia në Fier, zyrtarë të tij kanë diskutuar për situatën në të cilën u përcoll ndeshja e javës së 16-të, Tomori-Apolonia 3-2. Burime pranë klubit që nuk kërkojnë të identifikohen zyrtarisht, sot deklaruan për SportEkspres.com se në Berat u luajt një ndeshje e pasigurtë. Sipas tyre, punonjës sigurie ishin puntorët e fushës dhe qytetarë që nuk kishin lidhje me sigurinë në stadium.

“Në Berat ishte një ndeshje e turpshme dhe e pasigurtë për t’u zhvilluar. Nga fyerjet e tifozerisë beratase, arbitri Halo e humbi toruan në gjykimin e ndeshjes. Stafi i drejtuesve të Apolonisë nuk u lejua të ulej në vendin e caktuar në tribunën VIP të stadiumit dhe në pjesën e dytë nuk u lejua që të filmohej ndeshja nga kameramani ynë. Nga bidonët e ujit që u hodhën në fushë u godit edhe trajneri Rade Miliç, por pa pasoja”, ishte ky qëndrimi zyrtar i klubit të Apolonisë, ndërkohë theksohet se po hartohet një raport i detajuar për t’u dërguar në FSHF.

Ndërsa vetë trajneri i Apolonisë Rade Miliç e ka shprehur këtë situatë edhe në deklaratën e tij dje për SportEkspres.com, pas ndeshjes. “Nuk ka asnjë arsye pse të ofendohem nga sportdashësit vendas unë si serb, apo skuadra ime. Në përfundim të pjesës parë edhe mua personalisht me kanë goditur me një bidon uji, por që për fat të mirë nuk më ka dëmtuar”, kështu deklaroi dje Miliç pas ndeshjes, duke e lënë në dritëhije situatën në ndeshjen Tomori-Apolonia 3-2.

One thought on “Apolonia: Ndeshje e turpshme, në Berat nuk ka siguri!

  1. Po pra sa bukur e ka thene , e humbi toruan edhe haroj qe e kishit paguar per te dyja pjeset, o njerez te ulet por te pakten mos u quravisni si viktima, kur jeni ju kriminelat qe fusni duart ne arbitrime duke prishur fairplayin e vertet. ishit sgyne inferior ndaj ekipit te tomorit sa edhe qe albitri juaj nu kju shpetoj dot nga ai termet…

Leave a Reply to Taip Bufi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *