Apolonia fut në telashe të mëdha Elbasanin

0

Duhej dhe pritej fitorja, por ajo nuk erdhi: Elbasani ka barazuar sot 2-2 në shtëpi me Apoloninë, një rezultat që e fut në siklete të reja.

Ndonëse nuk humbet prej 4 ndeshjesh, Elbasani ka barazuar 3 të fundit dhe barazimi i sotëm, është si disfatë, sepse përballë ishte një Apoloni pa ndonjë nevojë të madhe për pikë, duke qenë në krye të grupit B play-out, tashmë e qetë për sa i përket mbijetesës.

Fierakët premtuan fair-play dhe e mbajtën fjalën, sepse shënuan të parët me Hysenshahajn dhe ndonëse Elbasani përmbysi gjithçka që në pjesën e parë, kishte Myrto Uzuni 8 minuta para fundit ai që prishi planet vendase.

Me këtë barazim, Elbasani mbetet i parafundit dhe tashmë sheh me frikë ndeshjen e nesërme Sopoti-Turbina, gjithnjë nëse kjo do të luhet, sepse Sopoti po bojkoton stërvitjen dhe mund të mos paraqitet, për shkak të krizës financiare.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here