Apolonia e Shënkolli, lista pa emra “big” dhe synim përsëritja e sezonit të shkuar

Ua kanë dhënë dorën e fundit përgatitjeve dje në mesditë fierakët dhe sot presin në fushën e tyre skuadrën e Shënkollit. Natyrisht që është një përballje mes dy skuadrave me histori të kundërta, e megjithatë kjo nuk mund të vihet në baraspeshë, aq më tepër që Apolonia, ndryshe nga vitet e shkuara, ka qenë më e rezervuar që të bëjë merkato të bujshme. Drejtuesit fierak kanë afruar më shumë lojtarë të talentuar. Por, kanë mbajtur edhe disa nga titullarët e sezonit të shkuar, me të cilët do të kërkojnë një paraqitje dinjitoze edhe në edicionin që sot nis. Fierakët luajnë përballë tifozëve të vet dhe do të kërkojnë një përfaqësim sa më dinjitoz, e natyrisht marrjen e tri pikëve që të gjithë e konsiderojnë si “detyrë shtëpie”.

AFRIMET – Dy lojtarët e rinj, Paulo Kondo dhe Xhensi Lamaj, sot presin që të mbyllin procedurat burokratike, për tu “ligjëruar” si pjesë e skuadrës së Apolonisë së sezonit 2017-2018.

Formacioni i mundshëm: Çako, Braka, Broshka, Kuçi, Sota, Troka, Llambi, Hysenshahaj, Prifti, Dimo, Krasniqi. Trajner: N. Kashami.

 

Lista e federimeve të Apolonisë

Portierë: Endri Çako, Gazmir Çepele

Mbrojtës: Erhys Kuçi, Endri Braka, Klajdi Broshka, Ervis Troka, Aldo Llambro, Ksement Mehmeti.

Mesfushorë: Dejan Andoni, Taulant Hysenshahaj, Redon Mihana, Xhek Kondakçiu, Krisel Prifti, Amarildo Dimo.

Sulmues: Eljon Sota, Blerim Krasniqi, Paulo Kondo, Xhensi Lamaj

 

Lista e federimeve të Shënkollit

Portierë: Rinev Danaj, Erjon Sumaj.

Mbrojtës: Sadush Danaj, Agustin Mashi, Emirion Mirdita, Klodian Baku.

Mesfushorë: Klaudio Pjetrushi, Sokol Selaci, Kristian Ceku, Jurgen Kulli, Enkel Ramaj, Ruben Danaj, Klajdi Hasanaj, Arlind Nekaj, Dod Mërdhoqi, Rei Dedaj, Rikardo Dodaj, Kristian Liçaj.

Sulmues: Preng Gjoni, Armando Gegaj, Bledian Zefi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *