Anulohet dueli i Joshua-s, kundërshtari del pozitiv në testin anti-doping

Dueli midis mbajtësit të katër brezave kampion Anthony Joshua dhe amerikanit Jarell Miller është anuluar. Shkak për këtë është bërë përdorimi i substancës së ndaluar GW15176 nga ky i fundit. Tani promotori i Joshua-s, Eddie Hearn, duhet t’i futet punës për të gjetur një kundërshtar të ri për boksierin  e tij.

Përballja midis dy boksierëve të peshave të rënda ishte planifikuar që të zhvillohej më datë 1 qershor në “Madison Square Garden”, “New York”.

Jarell Miller

Dopingu u zbulua së fundmi nga agjencia anti-doping “VADA” pas analizave të një mostre gjaku të marrë gjatë muajit mars.

Kjo lloj substance ndihmon në uljen e yndyrës dhe në rritjen e kapacitetit aerobik te personat me një peshë mbi normalen, siç është rasti i Miller. Boksieri amerikan rrezikon dy vite pezullim nga sporti nëse faktohet se substanca është marrë me dashje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *