Anullohet Juventus-Milan/ Seria A drejt izolimit, kërkohet mbyllja e kampionatit për 1 muaj nga Koronavirusi

Përhapja e Koronavirusit ka izoluar gjithë Italia. Deri më tani janë numëruar 27 viktima nga viruusi që u përhap nga Kina ndërsa qindra të tjerë janë të prekur. Nisur nga kjo situatë kryeministri Conte ka vendosur shtim të masave pëër parandalimin e përhapjes së virusit duke propozuar pezullimin e aktiviteteve ku përfshihen turma njerëzish.

Në këtë propozim pritet të preket edhe futbolli. Ndonëse disa ndeshje javën e kaluar u luajtën pa tifozë, po shqyrtohet mundësi e pezullimit të kampionateve me të paktën 1 muaj. Zyrtarisht është pezulluar pa aftaë gjysmë finalja Juventus-Milan teksa në pritje mbetet dhe pezulilimi total i kampionatit. Tifozët janë ata që do të preken më shumë në rast se do të merret një vendim i tillë. Si kurrë më parë nuk ka ndodhur që futbolli dhe aktivitetet sportive të arrijnë në një situatë të tillë izolimi./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *