Anulimi i golit të pastër është pak, në Kosovë i dhanë karton lojtarëve se flisnin me njëri-tjetrin

Një kryengritje e madhe ka ardhur në futbollin e Kosovës nga tre ekipet elitare dhe që ndodhen në pozicionet e larta të renditjes. Bëhet fjalë për Feronikelin, Ballkanin dhe Llapin që kërkojnë të ndryshojnë gjithë sistemin e drejtimit të futbollit dhe po kërkojnë që përgjegjësia t’i hiqet Federatës së Futbollit në Kosovë.

Sipas tyre, kjo e fundit po mbështet korrupsionin dhe arbitrat kanë qellime direkte për të ndikuar në ndeshje. I gjithë hovi u mor nga presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj, menjëherë pas fitores me Vushtrinë. Faktikisht, trepikëshi do të vinte me një gol dhe takimin që u zhbllokua në minutat e fundit.

Por nga ana tjetër, një gol i pastër iu mohua Feronikelit në pjesën e parë, duke u pretenduar se goli nuk kishte kaluar vijën. Megjithatë pamjet përsëritëse e japin qartë edhe të vërtetën. Kjo mund të quhet pak në krahasim me rregullin e ri që është shpikur nga arbitrat në Kosovë.

Lojtarët e Feronikelit, Kastriot Rexha dhe Da Silva janë ndëshkuar me karton të verdhë. Nëse gjithmonë jeni mësuar se kartoni i verdhë jepet për ndërhyrje ndaj kundërshtarit apo sjellje të gabuar ndaj arbitrit, ka vend edhe për përjashtim.

Në fakt, nuk ishte aspak një konflikt serioz. Të dy lojtarët kishin një ton të lartë dhe po grindeshin me fjalë me njëri-tjetrin nga presioni i ndeshjes. Nuk zgjati më tepër se 4 sekonda e gjitha kjo dhe menjëherë u rikthyen në detyrën e zakonshme. Por atje arbitri ka nxjerrë çuditërisht kartonin e verdhë, megjithëse këto raste nuk llogjikohen në këtë mënyrë në futbollin në Europë dhe nuk merret i njëjti vendim.

Këtë moment nuk e ka përtypur as vetë presidenti Naser Ramaj, që ka thënë për “Gazet Blic”: “Këto janë fjalosje të zakonshme që mund të kenë lojtarët e një ekipi ndërmjet vete. Gjyqtari i dënon dy lojtarët e mi me kartonë për shkak se njëri ia prek dorën edhe e kritikon. Aty gjyqtari nuk është dashur të reagoj. Tek e fundit ata janë shokë”, tha Ramaj. /Sport Ekspres/

Rasti në ndeshjen Vushtrria – Feronikeli

FC Vushtrria – KF. Feronikeli, a e kaloi vijën ky top?

Gepostet von Insporti am Dienstag, 22. Oktober 2019