Ankth në Korçë gjatë miqësores, Ivani ia hedh paq

Skënderbeu ka luajtur një ndeshje miqësore me Pogradecin dhe e ka humbur me rezultatin 0-3. Topllari, Çela dhe Berberi ishin autorët e golave të takimit, ndërkohë që korçarët kishin aktivizuar kryesisht lojtarët e rinj në këtë takim.

Por humbja kalon në plan të dytë para asaj që ka ndodhur në fushën e blertë. Sulmuesi Paolo Ivani, i cili ka kaluar te Pogradeci, ka marrë një goditje me takë dhe ka përfunduar i shtrirë. Momente paniku në fushë.

Fatmirësisht ndërhyrja e Anteo Osmanllarit ka qenë e shpejtë, teksa lojtari i Skënderbeu ka arritur t’i mbajë gjuhën shokut të tij. Sigurisht kanë ndërhyrë edhe mjekët dhe më pas gjendja e Ivanit është përmirësuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *