Ankohej për racizmin, Barnes për talentin e Dortmund: Lëre futbollin dhe pastaj do e shohësh

Rracizmi është një fenomen që edhe sot vazhdon ta shoqërojë futbollin. Rasti më i freskët vjen nga Italia, ku Lukakut iu kënduan në kor thirrje rraciste nga tifozët kundërshtar. Mbi këtë gjest ka reaguar edhe 19 vjeçari Sancho, i cili ka qenë pjesë e një incidenti të tillë në ndeshjen që tre luanët patën kundër Malit të Zi. Sulmuesi është shprehur se kur sheh lojtarë të tjerë që bien pre e racizmit në rrjetet sociale,  pyet veten pse vazhdon ende të luajë futboll.

Këtij të fundit i është kundërpërgjigjur John Barnes, ish-futbollisti i njohur që ka përfaqësuar edhe Anglinë në shumë ndeshje, duke thënë se Sancho duhet të provojë të lërë njëherë futbollin dhe të kthehet në botën reale për të kuptuar vërtet çfarë do të thotë të jesh i diskriminuar.

“Nëse Jadon-it do i mbarojë dashuria për futbollin, le ta lëmë të tërhiqet nga futbolli dhe le të shkojë në botën e vërtetë si një i ri me ngjyrë pa asnjë edukim dhe pa mundësinë për të luajtur futboll. Atëherë ai do ta shohë se si është realisht të jesh një person me ngjyrë, që abuzohet në bazë të rracës.

Ne po përpiqemi që të ndryshojmë diçka, prandaj le t’i lëmë këta futbollistë të njohur me ngjyrë të na tregojnë se çfarë duhet të bëjmë dhe sa i tmerrshëm është për ta diskriminimi”, ka thënë Barnes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *