Ankesat e Sarrit për orarin, ironia e Kontes: Le ta nisim me financat dhe bilancin, të qetësohet!

Trajneri Sarri është ankuar pas ndeshjes së djeshme mes Fiorentinës dhe Juventusit e mbyllur në barazim pa gola. Arsyeja ishte orari i ndeshjes që ishte programuar në orën 15:00 dhe jo në 20:45, duke u shprehur se kjo ndikoi edhe në rezultatin e ndeshjes.

Por kundërpërgjigja ka ardhur nga Konte, kur është pyetur nga gazetarët në lidhje me këto ankesa. Sipas trajnerit të Interit, Sarri duhet të qetësohet pasi është në anën e fuqishme: “Nuk dua të them asgjë, sepse niset që nga burimet financiare dhe bilanci. Le të qetësohet se është edhe në anën e fuqishme”, ka thënë Konte. /Sport Ekspres/