“Ankandi” Markizio vazhdon, mund të qëndrojë në Serinë A

Klaudio Markizio vazhdon të marrë oferta, por mesfushori nuk ka vendosur ende për klubin e ardhshëm. Zenit, Benfika, Porto dhe Monako kërkojnë shërbimet e tij, por 32-vjeçari mund të vazhdojë të qëndrojë në Serinë A.

Roma është e interesuar për ish-mesfushorin e Juventusit siç citon “La Repubblica”, dhe drejtori sportiv, Monki, ka nisur kontaktet me të atin e lojtarit, i cili është dhe menaxheri i tij. Bisedimet kanë nisur dhe Markizio mund të jetë dhurata e drejtuesve për Di Françeskon.

Markizio ka kohë dhe nuk dëshiron të nxitohet, sepse është lojtar i lirë dhe rregullorja e lejon të nënshkruajë me ekipin e ri dhe mbas mbylljes së merkatos. Ai po i studion të gjitha ofertat, por Roma mund të arrijë akordin me të, duke e bindur të vazhdojë të luajë në futbollin italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *