Ankand për Iniestën, nga Kina në… Japoni

0

Andrés Iniesta do të shkojë në Azi, në Lindjen e Largët, por jo më në Kinë, sepse e pret Japonia. Mesfushori i Barcelonës duket se nuk e ka ndarë ende mendjen për të ardhmen e vet dhe marrëveshja e përfolur me klubin kinez Chongqing Lifan nuk është firmosur.

Oferta e pabesueshme prej 27 milionë eurosh në sezon, plus blerjen e 6 milionë shisheve verë nga klubi kinez (Iniesta ka kantinë vere), duket se ose ka qenë një spekulim i pastër, ose Chongqing Lifan është kujtuar që kostoja e operacionit është marramendëse dhe nuk ia vlen, pa harruar që edhe shteti kinez nuk i sheh me sy të mirë lëvizje të tilla parash.

Nga Spanja tashmë flitet se Iniesta po studion një ofertë nga Japonia, sepse 33-vjeçarin e kërkon Visel Kobe, pikërisht klubi që ka në gjirin e vet Lukas Podolskin dhe është gati t’i japë spanjollit 25 milionë dollarë në vit, për tre vite. Vendimtare ka qenë ndërhyrja e presidentit të kompanisë Rakuten, Hiroshi Mikitani, që sponsorizon Barcelonën dhe Visel Koben.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.