Ankand për Cikalleshin, vjen oferta e re

Bursaspori kërkon Sokol Cikalleshin. Sulmuesi i kombëtares sonë është në momentin më të mirë të karrierës, pas 6 muajsh fantastikë te Akisari, ndaj tashmë shumë klube turke e duan.

Bashakshehiri e ka nën kontratë sulmuesin deri në vitin 2018, por Cikalleshi e ka bërë të qartë që kërkon të luajë rregullisht dhe klubi nga Stambolli do ta shesë.

Çmimi i vendosur për Cikalleshin është 2.25 milionë euro, çka do të nënkutponte fitim për Bashakshehirin, që e bleu për 1.8 milionë para pak vitesh nga Spliti.

Tashmë në skenë ka dalë fuqishëm Bursaspori, që kërkon një sulmues të nivelit të lartë dhe Cikalleshi duket profili ideal, me 10 gola e 5 asiste në sezonin e fundit.

Vetë sulmuesi ynë ka kontaktuar me presidentin e Bursasporit, që e kërkon me ngulm, por pret një ulje çmimi nga Bashakshehiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *