Anjeli shpall objektivat dhe zbulon kapitenin e ri

Juventus zbrit në fushë dje, duke zhvilluar provën gjenerale para nisjes së kampionatit,ku mori një fitore të thellë ndaj skuadrës së dytë të saj. Nuk mund të mungonte dhe një koment nga presidenti Andrea Anjeli, i cili ka prekur disa tema, ku mund të veçohet shpallja e objektivave, por dhe kapiteni i ri pas ikjes së Bufonit.

“Këtë vit do të kërkojmë realizimin e një ëndërr, pasi kërkojmë Ligën e Kampionëve. Synimi ynë është që të fitojmë çdo trofe të mundshëm.

“Do të jetë një vit i gjatë dhe i mundimshëm. Alegri dhe stafi i tij e dinë mirë se duhet të punojnë shumë çdo ditë për arritur suksesin që ne dëshirojmë të kemi në fund të sezonit”.

Në prill kisha shumë dëshirë që dikush të kthehej në Torino me Kupën e Botës. Detyrën e bëri Matuidi i cili ka gëzuar. Kapiteni i ri do të jetë Kielini”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *