Anjeli kundër rikthimit? Aspak problem, Konten e dëshiron një tjetër president

0

Antonio Konte nuk do të rikthehet te Juventusi, por kjo nuk do të thotë që nuk do të rikthehet në Serinë A. Andrea Anjeli ka vënë veton kundër rikthimit të trajnerit leçez, ndërsa e ardhmja e tij pritet të jetë Interi.

Mediat italiane janë të sigurt dhe e quajnë çështje kohe zyrtarizimin e marrëveshjes. Xhuzepe Marota është personi që po insiston në afrimin e Kontes te zikaltrit. Drejtuesi nuk më i vetmi, pasi edhe presidenca ka vendosur të ndryshojë.

Stiven Zhang është bindur që të bëjë një ndryshim në pankinë. Presidenti ka vendosur të shkarkojë Spaletin dhe stoli pritet t’i besohet Kontes, i cili personifikon ambiciet e mëdha të klubit nga Milano.

Ish-trajneri i Çelsit u largua nga Juventusi në verën e vitit 2014 dhe pas plot 5 vitesh do të rikthehet sërish në kampionatin italian.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.