Anglia sfidon Kolumbinë, mungon ylli amerikano-jugor

Anglia po nis të ëndërrojë finalen e madhe, sepse gjithçka po shkon në favor të saj. Humbja kundër Belgjikës në ndeshjen e fundit në grup ishte si një dhuratë e bukur, sepse e kaloi në pjesën e leht të shortit, ndërkohë që eliminimi i Spanjës ishte një tjetër surprizë e këndshme, sepse tashmë kombëtarja e Tre Luanëve nuk ka asnjë emër të madh në rrugën e vet, edhe pse Kroacia është rival shumë cilësor. Megjithatë, së pari Anglia duhet të kalojë Kolumbinë dhe nuk do ta ketë aspak të thjeshtë.

Amerikano-jugorët kanë një ekip me lojtarë shumë cilësorë dhe eksperiencë, por janë pa yllin e skuadrës, mesfushorin Hames Rodrigez, i cili është i dëmtuar.

Anglia deri tani ka pasur një rrugëtim të lehtë dhe nuk mund të flitet ende për forcën e kësaj skuadre, por gjithsesi entuziazmi është i madh dhe me një sulmues në formë perfekte si Herri Kejn gjithçka është e mundur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *