Anglia në ankth, Ferguson mbetet në gjendje të rëndë

Aleks Ferguson, ish-trajneri legjendar i Mançester Junajtid, mbetet në rrezik për jetën, pas operacionit urgjent për një hemorragji cerebrale. Lajmi i djeshëm tronditi Anglinë dhe Junajtid ka sqaruar se “operacioni shkoi mbarë, por tani Ferguson ka nevojë për një periudhë kurash intensive”.

Sër Aleks Ferguson është 76 vjeç dhe e la drejtimin e Junajtid në vitin 2013, duke e mbyllur me Djajtë e Kuq pas 26 vitesh dhe duke e mbyllur me futbollin.

Në CV Ferguson ka trofe pa fund: 13 Premier Liga, 5 Kupa FA, 4 Kupa Lige, 2 Champions League, 1 Kupë Kupash, 1 Botëror Klubesh, 1 Superkupë Uefa, 1 Kupë Interkontinentale, 10 Superkupa Anglie Community Shield.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *