“Anglia luan për fitore, kështu ndërtohet mentaliteti fitues”

Geret Sauthgejt u shfaq dje para gazetarëve, kur e ndërprenë për ta lajmëruar se Gjermania u eliminua nga Kupa e Botës. Trajneri i Anglisë nuk shfaqi ndonjë shenjë gëzimi, duke mos e fshehur habinë: “Isha në Rusi vjet, pashë Gjermaninë të fitonte bindshëm Kupën e Konfederatave, ndërsa dy ditë para atij suksesi pashë Gjermaninë U-21 të fitonte ndaj Spanjës në finalen e Europianit. E kemi studiuar pa fund Gjermaninë, për të marrë disa nga sekretet e saj dhe në shumë aspekte e kemi imituar”.

Megjithatë, tani Anglia avancon dhe Gjermania jo: “Në sport dhe në jetë duhet të vazhdosh të ndryshosh, të përmirësohesh. Nuk është normale të shohësh Gjermaninë të vuajë aq shumë, në 3 ndeshje ishte në avantazh vetëm 1 minutë. Megjithatë, kanë pasur përballë kundërshtarë shumë të zotë faktikisht, çka tregon se tashmë çdo ekip është i thyeshëm”.

Më pas Sauthgejt u përqendrua te ndeshja kundër Belgjikës, sfidë ku barazimi nuk i vlen askujt: “Duam të mësohemi me fitore, të ruajmë momentin. Nuk bëjmë asnjë plan afatgjatë, sepse ne nuk fitojmë asnjë ndeshje pas grupeve që prej vitit 2006, ndaj nuk e kuptoj pse duhet të bëjmë llogaritë cila është rruga më e lehtë deri në gjysmëfinale. Unë dua të fitoj grupin. Jemi të kënaqur që jemi kualifikuar, tani duam të fitojmë sa më shumë, për t’u treguar njerëzve në Angli se skuadra është e dashuruar me fanellën dhe kërkon të nderojë vendin. Mentaliteti fitues ndërtohet duke luajtur gjithnjë për fitore”.

Si për të mbajtur fjalën, Sauthgejt ka bërë të stërviotet gjithë ekipi dhe duket se do të luajnë Herri Kejn dhe disa titullarë të tjerë, ndryshe nga Belgjika, sepse Roberto Martinez ka deklaruar se do të luajnë rezervat.

Erik Dajer, Geri Kahill, Fil Xhons dhe Trent Aleksandër?Arnold do të gjejnë hapësirë për herë të parë në këtë turne, po ashtu Rashford e Alli priten titullarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *