Angli, Salah shpallet Lojtari i Vitit! Klop: Ik fli, kemi Romën…

0

Pas golave dhe paraqitjeve super, Mohamed Salah është shpallur “PFA Lojtari më i Mirë i Vitit” në futbollin anglez për edicionin 2017/2018. Futbollisti egjiptian po kalon një sezon fantastik me Liverpulin duke thyer rekord pas rekordi dhe me plot meritë e ka fituar çmimin e më të mirit për edicionin që po mbaron.

Konkurrenti kryesor i tij ishte mesfushori i Mançester Sitit, Kevin De Bryn, mirëpo futbollisti belg ka mbetur prapa Salahut në garën për më të mirin. i treti në renditje është radhitur sulmuesi i Totenhamit, Herri Kejn. Liverpuli shpenzoi rreth 40 milionë euro për blerjen e tij, mirëpo paratë e shpenzuara ia kanë vlejtur. Pesë emrat tjerë që konkurronin për çmimin e lojtarit më të mirë në futbollin anglez, krahas Salahut, ishin: Kevin De Bryn,

Herri Kejn, David de Gea, Leroi Sane, David Silva. Sane është përzgjedhuri i riu më i mirë i vitit.

Sakaq, Jurgen Klop, me shaka i ka thënë: Ok, tani ik fli! Kemi Romën të martën!

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.