Anglezja tenton të thyejë “rregullat”: Dua të drejtoj një ekip meshkujsh!

Quhet Ema Hajes, është 42 vjeçe dhe drejton ekipin e femrave të Çelsit që nga viti 2012. Në sezonin e kaluar fitoi titullin kampion dhe FA Cup, ndërsa tashmë ka një objektiv dhe dëshirë të madhe.

Ëndrra e Emës është që të bëhet një ditë trajnere e një ekipi meshkujsh. Askush nuk ia ka dalë më parë, por Ema ka shumë besim te cilësitë e saj dhe shpreson që kjo tabu të thyhet qoftë nga ajo, apo nga dikush tjetër që ia arrin e para të bëjë këtë gjë.

E di se do të ndodhë një ditë që një femër të bëhet trajnere e një ekipi meshkujsh, qofsha unë, apo ndonjë tjetër. Do të më pëlqente shumë dhe mendoj se jam e aftë për ta bërë një gjë të tillë. Për mua bëhet fjalë thjeshtë për një hapje dere dhe duhet të ecim përpara, pavarësisht se mund të jem unë e para”, përfundon trajneria e Çelsit për “BBC”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *