Anglezi i Tiranës, i befasuar: Nivel më i lartë nga sa e prisja

Majkëll Ndo është një ndër afrimet e Tiranës në fundin e merkatos verore dhe nga sulmuesi anglez pritet shumë, edhe pse për momentin nuk është ende në maksimumin e formës fizike.

Gjiganti anglez, në një prononcim në Supersport gjatë prezantimit të fanellave të reja të klubit bardheblu, deklaron se Shqipëria i pëlqen dhe e konsideron një sfidë të madhe personale, ndërsa rrëfen se ka mbetur i befasuar.

Eksperienca e re: “Shqipëria është një vend i bukur, me futboll të mirë. Kam ardhur të jap më të mirën, të shënon sa më shumë dhe të ndihmoj klubin të kthehet ku i takon. Është një eskperiencë e rëndësishme për mua”.

Befasia: “Shumë njerëz thonë që futbolli britanik është shumë i shpejtë dhe i fortë, por edhe te Tirana kam parë që të gjithë janë shumë të përqendruar dhe po punojnë shumë. Sinqerisht, niveli është më i lartë sesa prisja”.

Zgjedhja: “Zgjodha Tiranën sepse është një klub me histori të madhe, është numri 1 në Shqipëri. Dëshiroja të provoja veten jashtë Britanisë, dëshiroja një aventurë të re”.

Golat? “Jam sulmues, kam për detyrë të jap maksimumin dhe të shënoj. Sa do të shënoj? Nuk e di, të shohim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *