Anglezi i parë në 95 vite, Atletiko zyrtarizon blerjen e radhës

0

Atletiko Madrid nuk di të ndalet. Pasi ka siguruar firma shumë të rëndësishmë këtë merkato vere, “Colchoneros” kanë siguruar edhe shërbimet e mbrojtësi anglez, Kieran Tripier. Anësori i djathtë luante prej shumë vitesh te Totenhem, skuadër tek e cila u transferua nga Bërnli.

Një karrierë me një ngjitje shumë të shpejtë ajo e Tripier, e cila arriti pikun vitin e kaluar, ku bëri shumë mirë për “Gjelat” e Londrës dhe për kombëtaren angleze të futbollit në Botërorin “Rusi 2018”. Një përforcim shumë i rëndësishëm për Atletikon, që zgjodhi Tripier para mbrojtësit kuqezi, Elseid Hysaj.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.