Anglezët s’duken, Elbasani mbetet “peng”

Në Elbasan duket sikur janë harruar problemet që ka klubi dhe po mendojnë për të rindërtuar skuadrën për edicionin e ri futbollistik. Ditët kalojnë dhe pushimeve po i vjen pak e nga pak fundi, ndaj duhen marrë të gjitha masat që skuadra të jetë e përgatitur për të konkurruar në një kampionat aspak të lehtë siç është edhe Kategoria e Parë.

Burime të besueshme të “Sport Ekspres” pranë klubit elbasanas, pohojnë se përgjatë kësaj periudhe është duke u punuar për të siguruar financat dhe klubi të mos ketë më probleme përgjatë sezonit në vijim. Edhe pse anglezët nuk po bëhen të “gjallë” dhe kanë humbur interesimin për të financuar në klubin e Elbasanit, pritet që të jenë bizneset vendase që të kontribuojnë sadopak për skuadrën. Kjo është shpresa e vetme e momentit në Elbasan.

Pasi të sigurohen financat do të nisë edhe puna konkrete për rindërtimin e skuadrës që do të militojë në Kategorinë e Parë. Ngjitja e Elbasanit në Superiore është kthyer në një detyrim për këtë qytet, ndaj po lëvizin të gjitha “gurët” për të bërë një ekip pretendent.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *