Anglezët peticion për Mesin? Hakmerren tifozët e Barcelonës

Tifozët e Liverpulit nisën plotësimin e një peticioni para disa ditësh. Qëllimi është skualifikimi i Leo Mesit për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të Champions Ligës kundër Barcelonës.

Kapiteni argjentinas ka goditur me grusht Fabinjon në rastin e goditjes së dënimit të golit të tretë. Kështu mendojnë ultrasit e “The Reds” që dëshirojnë një Barcelonë pa yllin e saj në ndeshjen e kthimit.

Diçka e tillë nuk i ka pëlqyer tifozëve spanjollë, të cilët kanë vendosur të hidhen në kundërsulm. Edhe ata kanë nisur një peticion. Fajtori është Sadio Mane. Afrikani dallohet që godet me shpullë Arturo Vidal dhe kaq ka mjaftuar për ultrasit e Barçës.

Liverpuli shpreson dhe ëndërron të kthejë rezultatin 3-0 të ndeshjes së parë, por nëse Mane nuk është në fushë, atëherë objektivi i madh komplikohet akoma edhe më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *