Anglezët “të zgjuar”, tentuan të shënonin gjatë festës kroate

0

Ka ndodhur edhe më parë në këtë Kupë Bote, është sqaruar pa fund kjo situatë, por duket se tek Anglia ose nuk e kanë pasur fare mendjen, ose ishin aq të dëshpëruar, saqë nuk dinin ç’të bënin mbrëmë.

Një skenë kurioze u pa pas golit të avantazhit kroat nga Manxhukiç, në minutën e 109-të, sepse kur lojtarët kroatë po festonin golin, disa nga lojtarët anglezë bënë një veprim komik: nisën topin me shpejtësi nga qendra duke shkuar drejt portës kroate. Më pas e kuptuan që ia futën kot dhe ndaluan, por gjithçka u regjistrua nga njerëzit në stadium.

Së pari, Anglia nuk e nisi topin si duhej, sepse lojtari që e shkelmoi nga qendra nuk e pasoi te shokët e vet, por e mori dhe vrapoi drejt portës kroate.

Së dyti, lojtarët kroatë ishin të gjithë në mesfushën e Anglisë, ndaj qartësisht nuk ka si të rinisë loja.

Së treti, arbitri Xhynejt Çakër nuk dha ndonjë sinjal që të niste loja, sepse ishte i zënë me lojtarët kroatë, duke i ftuar që të ktheheshin më shpejt në mesfushën e vet.

Dredhia angleze nuk funksionoi dhe nuk kishte si të funksiononte, Tre Luanët duhej të kishin kafshuar, jo të bënin dhelprën.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.