Andy Murray merr aforfe trofeun e parë të vitit 2015

0

 

Andi Murray fiton trofeun parë sezonal të tenisit pa shumë mundim. Në fakt, finalja mes Novak Xhokoviç dhe skocezit në “Mubadala Uorld Tennis Championship”, turne tradicional që inauguron sezonin e ri në Abu Dabi nuk u luajt. Serbi, numri një në botë u detyrua të tërhiqej për shkak se ishte me ethe, duke i hapur rrugën për fitimin e trofeut Andi Murray-t, që e nis në mënyrën më të mirë vitin 2015. Në finalen për vendin e tretë, Rafael Nadal, dy herë triumfues në Emiratet e Bashkuara Arabe mposhti zviceranin Stanislas Vavrinka me rezultatin 7-6, 6-3 me spanjollin që shfaqi shenja përmirësimi në krahasim me ndeshjen e parë të cilën e humbi pikërisht kundër Andi Murray-t. Nadal në përfundim shprehu edhe dëshirën e tij për këtë vit të ri, duke deklaruar se urimi i tij për 2015-ën është që t’ia dalë të luajë për gjithë sezonin dhe të jetë në gjendje për të marrë pjesë në të gjithë turnetë që ka programuar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.