Andre Silva: Punoj për t’u bërë më i miri në botë, nuk desha të largohem nga Milani

Andre Silva u transferua këtë verë në formulë huazimi me të drejtë blerje, nga Milani në drejtim të Sevijas. Sezoni i shkuar ishte totalisht për t’u harruar për portugezin, i cili thuajse në asnjë moment
nuk arriti të bëhej protagonist në “San Siro”.

Sezoni i ri ka nisur më i mirë për sulmuesin, teksa numëron plot 7 gola në kampionat pas 11 javësh, ku Sevija mban vendin e tretë. Në një intervistë për prestigjiozen portugeze “A Bola”, Andre Silva ka folur për kalimin e tij në Spanjë, si dhe largimin nga Italia.

“Punoj për t’u bërë më i miri në botë. Nuk desha të largohesha nga Milani, thjesht kisha nevojë për besim dhe minuta, kjo ishte arsyeja që ika nga Italia. Isha në kërkim të një zgjidhje dhe hipoteza e Seviljas më tërhoqi. Tani që jam këtu mund të them që kam bërë vendimin më të mirë të mundshme. Benfika apo Sporting? Nuk do t’i them kurrë “po”, zemra ime i përket Portos”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *