Andre Silva-Milan, rrugët po ndahen

Andre Silva i kushtoi Milanit 38 milionë euro në verë, por shpenzimi nuk është justifikuar, për faj të lojtarit, por edhe për faktin se skuadra nuk është aq cilesore sa ta ndihmojë portugezin të shprehet si duhet.

Asnjë gol në Serinë A është një bilanc mjaft negativ dhe ka ardhur koha që 23-vjeçari të ndryshojë ambient.

Agjenti i tij është Zhorzh Mendesh, një mjeshtër i merkatos, i cili me siguri do të kërkojë një klub të ri për klientin e vet, sepse është vit Botërori dhe Silva duhet të luajë.

Në Itali mediat raportojnë se Evertoni ka shprehur interes dhe do të bëjë ofertë se shpejti. Milani do të pranojë çdo ofertë mbi 35 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *