Andoni, shqiptari që ndiqet në Francë

0

Ka lindur në Athinë dhe është 25 vjeç. Për të është folur shumë pak, por sepse ndoshta janë të paktë ato që ndjekin kampionatin grek… Aktualisht te Larisa, Fation Andoni, me pasaportë shqiptare dhe që prej vitesh luan në kampionatin helen. i rritur te Ethnikos Asteras, ka luajtur gjithmonë te ligat e ulëta, nga Panakaiki dhe Pas Lamias, duke kaluar më pas te Apollon Smirnis dhe, së fundmi, te Larisa, ku ka një kontratë deri në vitin 2019. Mbrojtësi në fjalë, që ka karakteristika të ngjashme me Lorik Canën, menaxhohet nga kompania “Murati sportif consulation”, teksa tashmë paraqitjet e tij kanë rënë në sy të dy ekipeve franceze, si Lila dhe Red Stari. Fakti që çmimi i kartonit të tij nuk është i lartë tregon dhe se interesimet janë të mëdha. Madje, burime të gazetës bëjnë me dije se futbollisti është në fokusin e kombëtares kuqezi.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here