Andi Lila refuzon “demat”, Fejzullahu kërkon largimin

0

 

Mbrojtësi i kombëtares nuk ka pranuar të afrohet me Partizanin. Preshevari i ka komunikuar drejtuesve dëshirën për t’u larguar. Ka bisedime me skuadrat zvicerane të Vaduzit dhe Luzernës

 

Eraldo Harlicaj

 

 

Skenari më i bukur i kësaj merkatoje deri tani vjen nga Partizani. “Demat” kanë menduar rokadën në mes të lojtarit të Kombëtares Andi Lila dhe mbrojtësit të krahut të djathtë Arbnor Fejzullahu. Të kuqtë me shumë mundësi do të humbasin shërbimet e  23-vjeçarit, pasi ai ka dalë hapur në kërkesat e tij për drejtuesit e klubit dhe ia ka bërë të qartë qëllimet e tij për të ardhmen.

Fejzullahu – Me të mbaruar sezoni i rregullt futbollistik, Fejzullahu ka pasur një bisedë me drejtuesit e klubit dhe i ka komunikuar dëshirën e tij për t’u larguar nga skuadra. Kjo është një dëshirë e tij që nga merkatoja e verës së kaluar, por edhe nga ajo e janarit. Mbrojtësi i krahut të djathtë ia ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se dëshiron të bëjë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Synimi kryesor i 23-vjeçarit është kombëtarja e Shqipërisë dhe duke qenë pjesë e klubit të “demave” nuk ia ka arritur. Fejzullahu kërkon të provojë një aventurë jashtë vendit tonë.

Bisedimet – Mbrojtësi i krahut të djathtë nuk ka humbur kohë dhe menjëherë ka nisur bisedimet me klube të caktuara. Skuadra turke e  Gaziantepspor, pak kohë më parë bëri një ofertë për të që kapi shifrat e 100 mijë eurosh, por që nuk bindi drejtuesit e “demave” që duan më shumë për kartonin e futbollistit.

Burime të besueshme pranë lojtarit pranë lojtarit bëjnë me dije se Fejzullahu ka nisur bisedimet me dy klube zvicerane. Bëhet fjalë për skuadrën e Vaduzit dhe Luzernën. Të dy ekipet janë në Kategorinë e Parë në shtetin helvet dhe kanë dëshirë që të kenë në radhët e tyre mbrojtësin Arbnor Fejzullahu.

Një tjetër fakt që e bën më të mundshme këtë pistë është familja e Fejzullahut. E fejuara e futbollistit jeton në Zvicër dhe një bashkim me të do të ishte një arsye më shumë për të shkuar në këtë kampionat. E ardhmja e “Fejzos” tani është vënë në dilemë dhe nuk dihet nëse d të jetë me të kuqtë apo jo për Kupat e Evropës, pavarësisht se ka oferta nga 2 klube.

 

 

2

sezone ka kaluar Arbnor Fejzullahu me Partizanin. Mbrojtësi ka luajtur 66 ndeshje në Superligë me skuadrën e “Demave” duke u kthyer në idhullin e tifozerisë

 

1

gol ka shënuar preshevari për skuadrën e “demave”. Ai ka luajtur 5859 minuta në 2 sezone duke qenë gjithmonë si titullar.

 

 

lila

Lila nuk pranon Partizanin

Të vënë në dijeni për dëshirën dhe mundësinë për largimin e Fejzullahut, skuadra e Partizanit nuk ka humbur kohë për të gjetur alternativat e mundshme për preshevarin. Emri që është përfolur më shumë ka qenë ai i Andi Lilës, lojtarit të Shqipërisë. Mbrojtësi i krahut të djathtë me përvojën e tij të madhe në arenën ndërkombëtare shihej si një mundësi mjaft e mirë për të kuqtë për të përforcuar prapavijën e ekipit dhe rritur personalitetin e skuadrës.

Fjalët e shumta për një rikthim të mundshëm të tij edhe te skuadra korçare e Skënderbeut ka bërë që Partizani të provojë shanset e tij për këtë transferim.

Bisedimet –  Partizani ka arritur të lidhet me futbollistin e kombëtares së Shqipërisë Andi Lila. Drejtuesit e klubit i kanë bërë të ditur dëshirën e tyre për ta pasur në skuadër dhe i kanë treguar projektin ambicioz të skuadrës për pjesëmarrjen në Kupat e Evropës dhe sezonin e ardhshëm. Nënkampionët e Shqipërisë i kanë bërë një ofertë Lilës që t’i bashkohet skuadrës së Partizani.

Përgjigjja – Mbrojtësi i Pas Janinës në kampionatin grek të futbollit i është përgjigjur këtij interesimi të Partizanit. Ai është përgjigjur duke i thënë se nuk do të afrohet me klubin e “demave”, pasi nuk e mendon kthimin në Shqipëri për momentin, por do që të qëndrojë në kampionatin grek të futbollit. Vetëm një mundësi më e mirë në një kampionat tjetër do ta largojë Lilën nga skuadra greke e futbollit.

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.