Andi Lila, i befasuar me aktivizimin!

Ka luajtur në një ndeshje kur s’e priste askush, pasi nuk ishte projektuar të paktën nga indiciet e fundit të trajnerit. Andi Lila, megjithatë, në vetëvete e besonte, që në ditën e parë të grumbullimit. Për RTSH, ja deklarata e tij: “Faktikisht, kam që të hënën që u grumbulluam që luftova në çdo stërvitje dhe në moment të fundit e mora vesh. U ndjeva mjaft mirë dhe dhashë më të mirën. Barazimi? Nuk e nisëm mjaft mirë lojën, por morëm rezultat të mirë. Maqedonia është ekip i mirë. Duke parë fitoren në Izrael, që na habiti, vërtet që janë rritur. Mendoj që vendi i tretë është i garantuar nga ne. Tani, të bëjmë figurë të mirë me Spanjën dhe Italinë”. Sadiku? “Duhet ta kishte mbyllur ndeshjen, do të isha i kënaqur dhe nesër do të ishte kryefjala. Ishte fushë e vogël, nëse shënonim golin e dytë bëhej e vështirë për ata. Do të japim më të mirën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *