Andi Lila ende në dilemë, tani Janina e do

0

Para pak javësh u gjend nën “furtunë”, për një video ku bënte humor me hoxhallarë e priftërinj, por që u transformua në një çështje delikate dhe i hapi shumë probleme në Greqi.

Megjithatë, Andi Lila kërkoi falje publikisht, duke mos u ndëshkuar nga Janina, ku shënoi edhe gol në ndeshjen e fundit të sezonit.

Ishte gol lamtumire, duke parë se vetë Lila e ka bërë të qartë se ka oferta të rëndësishme dhe pret të transferohet në Azerbajxhan.

Megjithatë, tashmë Janina bën llogaritë dhe e ka kuptuar që lojtarë si Lila nuk ka shumë në qarkullim, për shumë arsye.

Titullar i paprekshëm në Janinë, Lila është tashmë një veteran aty dhe ka një marrëdhënie të shkëlqyer me klubin dhe sidomos trajnerin Janis Petrakis.

Nëse ky i fundit qëndron, nuk është çudi që Lila të pranojë ofertën e Janinës, që i ka ofruar kontratë të re dy-vjeçare. Natyrisht, Lila do të zgjedhë ofertën më të mirë ekonomike, por fakti që Janina i ofron rinovimin është sinjali më i qartë se sa e vlerësojnë në Greqi, përtej problemeve që i lindin herë pas here.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here