Andi Lila e mbyll me Greqinë, e presin në Azerbajxhan

0

E përditshmja greke “Goal” publikon një lajm interesant për të ardhmen e Andi Lilës. Futbollisti i kombëtares sonë do ta mbyllë karrierën në futbollin grek këtë verë, duke u larguar nga Janina dhe Superliga, pasi ka marrë një ofertë nga një klub azer. Me shumë mundësi është Karabaku i Ansi Agollit, që ia ka parë hajrin bashkëpunimin me futbollistin shqiptar dhe tashmë sheh një mundësi të mirë te Lila, që do të dalë i lirë në treg.

Një arsye që mund të ketë çuar te vendimi i Lilës është edhe situata e nderë rreth tij, pas polemikës së fundit në lidhje me batutat humoristike për priftërinj e hoxhallarë, por edhe më parë ka pasur probleme, aq sa grekët e kanë “halë në sy”, duke mos ia falur një festim duke imituar shqiponjën, por shënoi në Pire ndaj Olimpiakosit.

Këtë sezon Lila ka luajtur 17 ndeshje si titullar te PAS Janina, duke pasur një rendiment të kënaqshëm.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here