Fillimi Kombëtarja Andi Lila: Do kthehem te Tirana, por jo tani

Andi Lila: Do kthehem te Tirana, por jo tani

0
Në lidhje telefonike në emisionin “Zona Gol” në Supersport, Lila sqaron: “Kam kaq vite këtu dhe qyteti i Janinës është shumë i bukur. Do jetë një shtëpi e dytë, pasi kam shumë miq brenda dhe jashtë futbollit. Gjithmonë do kthehem këtu kur të kem mundësi, pasi është një qytet i mrekullueshëm. Nuk e kam menduar ende kthimin në Shqipëri. Për momentin është herët, por mendoj që pas tre vitesh mund te kthehem te Tirana.
Ka pasur aludime për një transferim në Zvicër, te Lugano: “Kam marrëdhënie të jashtëzakonshme me Tramexanin. pasi ai ishte njeriu që komunikonim gjithë kohën. Kemi kontakte sërish, e urojmë njëri-tjetrin pas fitoreve. Jam i kënaqur që po bën një punë të jashtëzakonshme me Luganon, duke shkuar drejt kupave të Europës. Është një trajner i ri, por mendoj se është një trajner i madh dhe nëse do kisha një ofertë nga ai, normalisht do ikja me vrap”.
Në fund pak fjalë edhe për ndarjen me Janinën: “Kam kaq vite këtu dhe qyteti i Janinës është shumë i bukur. Do jetë një shtëpi e dytë, pasi kam shumë miq brenda dhe jashtë futbollit. Gjithmonë do kthehem këtu kur të kem mundësi, pasi është një qytet i mrekullueshëm”.
SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here