Anderlehti fiton me përmbysje, Abazaj ndjek ndeshjen nga stoli

Kristal Abazaj e ka lënë pas dëmtimin që kishte pësuar dhe duket se tani është gati që të kjapë maksimumin e tij tek Anderlehti. Lajm i mirë për trajnerin Kristian Panuçi, i cili sheh një tjetër lojtar të përfaqësueses të rikuperohet.

Tropojani ishte në stol, por trajneri nuk i rezervoi debutimin as në këtë ndeshje. Anderlehti e pa veten në disavantazh ndaj Çarleroit, por gjeti forcat për të përmbysur rezultatin.

Abazaj nuk ka qenë i gatshëm në dy ndeshjet e para, por edhe pse sot ishte i gatshëm nuk ka mundur që të zbresë në fushë për të shijuar debutimin e tij në tokën belge. Konkurrenca është mjaft e madhe tek Anderlehti, që është një prej skuadrave që pretendon titullin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *