Ançeloti zgjedh Brazilin, por edhe dy surpriza

Trajneri i ri i Napolit, Karlo Ançeloti, është ende duke shijuar pushimet dhe do ta shohë me interes Kupën e Botës. Trajneri i famshëm ka dhënë parashikimet e tij në lidhje me Botërorin rus: “Kush do fitojë? Mendoj se Brazili ka më shumë mundësi, duke qenë se trajneri i ri Tite ka ndërtuar një mbrojtje të fortë dhe sulmi është fantastik, ndaj del një përzierje e shkëlqyer,qe i bën favoritët e vërtetë. Në fund të fundit, fituesi i Botërorit del gjithnjë nga grupi i zakonshëm, Brazil, Gjermani, Argjentinë apo Spanjë”.

Surpriza? “Dy skuadra që mund të befasojnë janë Belgjika dhe Kroacia, dy skuadra plot cilësi e eksperiencë, por edhe uri”.

Së shpejti nis aventura me Napolin: “Pres të bëj më të mirën time, si gjithmonë. E njoh mirë atmosferën dhe tifozët e zjarrtë të Napolit, sepse kam qenë kundërshtar kur Maradona luante atje. Kjo është një skuadër që ka bërë gjëra të shkëlqyera në dy vitet e fundit dhe dua të nisem prej aty”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *