
Karlo Ançeloti është një ndër trajnerët më të qetë e babaxhanë në futboll, ndaj kur ai humbet qetësinë, diçka serioze ka ndodhur.
Dje pas ndeshjes kundër Hertës në Berlin kamerat fiksuan trajnerin e Bajernit duke i treguar dikujt gishtin e mesit, kur po futej për në dhomatce zhveshjes.
Gjest i habitshëm, por Ançeloti shpjegoi më vonë: “E kisha me disa tifozë të Hertës, që më pështynë dhe po më ofendonin”.
Bajerni barazoi në minutën e 96-të, pak sekonda matanë shtesës 5-minutëshe, çka tërboi tifozët dhe lojtarët e Hertës.