Ançeloti: PSG mund ta fitojë Championsin, Nejmar-Mbape si Mesi-Ronaldo

Napoli do të luajë mbrëmjen e së martës një sfidë vendimtare për fatet e saj në Champions League, ku do të presë Paris Sen-Zhërmen në “San Paolo”. Në grupin e italianëve dhe francezëve bëjnë pjesë gjithashtu dhe Liverpul e Cervena Zvezda. Lidhur me sfidën që do të luhet ndaj PSG, ka folur Karlo Ançeloti, i cili është shprehur me superlativa për kundërshtarin, duke e konsideruar dhe si një pretendent kryesor për fitimin e Champions.

NDESHJA – “Është një ndeshje e rëndësishme dhe mund të jetë vendimtare për të dyja skuadrat. Na duhet të bëjmë një performancë të jashtëzakonshme për të arritur fitoren”.

PSG – “Atyre i ka munguar eskperienca në fazën më deçizive të Championsit, por këtë vit me duken një ekip akoma më i fortë dhe lojtarët e tyre kanë shumë besim në vetvete. Ata e dinë që mund ta fitojnë Championsin. Është një ndeshje që i vendos fatet e të dyja ekipeve”.

MBAPE – NEJMAR – “Mendoj se Kilian Mbape dhe Nejmar mund ta arrijnë nivelin e Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit. Në qoftë se Kilian nuk e fiton këtë vit Topin e Artë, me siguri që do ta fitojë në vitet në vazhdim. Nejmari ka filluar të luajë në një pozicion të ri dhe është kthyer në zemrën e ekipit. Vendi që ka tashmë në formacion e lejon atë të jetë akoma më i rrezikshëm dhe më efektiv për ekipin e tij”.

VERRATI – “Verrati është mjaft i rëndësishëm për Parisin dhe bëri një lojë mjaft të mirë në ndeshjen e parë. Kam një raport të mirë me të dhe kemi respekt shumë për njëri-tjetrin. Marko ishte shumë i ri kur erdhi në Paris dhe tani është përmirësuar shumë”.

NJË RIKTHIM NË FRANCË – “Nuk do ta kisha problem një rikthim në Francë. Çdo gjë është e mundur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *