Ançeloti programon ndryshime, Hysaj mund ta nisë nga stoli ndaj Liverpulit!

Lajme të këqija për Elseid Hysajn. Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi me shumë gjasa do të jetë në stol në takimin e kësaj mesjave në Champions. Paraqitjet e fundit që shkodranit nuk kanë qenë të mira, madje në takimin me Juventusin u kritikua jo pak.

Siç raportojnë mediat italiane Hysaj me shumë gjasa do ta nisë nga stoli ndeshjen ndaj Liverpulit. Vendin e tij në të djathtë të mbrojtjes pritet që ta zërë Kevin Malkuit, i cili la Lilën në verë për të shkuar në Itali. Francezi ishte titullar ndaj parmës, por u aktivizua dhe ndaj Juves në pjesën e dytë.

Hysja është konsideruar i paprekshëm, por fakti që 27-vjeçari po luan në arenën ndërkombëtare mund ta vërë në pikëpyetje paprekshmërinë e lojtarit kuqezi. Një paraqitje e mirë e Malkuit ndaj “The reds” me shumë mundësi do ta ndryshonte hierarkinë në krahun e djathtë të mbrojtjes napolitane dhe ky është një lajm i keq për Hysajn.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *