Ançeloti: Nuk pati kontakt midis Meret e Kristianos, përse nuk përdoret VAR-i?

0

Kartoni i kuq i portierit Meret ndryshoi rrënjësisht rrjedhën e ndeshjes midis Napolit dhe Juventusit. Trajner i napolitanëve dha disa argumenta për të faktuar gabimin e kryesorit të ndeshjes në intervistën me “Sky Sports”.

“Është një episod polemik. Meret nuk pati kontakt me Ronaldon. Mund ta pranoj ndëshkimin për ndërhyrjen që tentoi, por më pas duhet të marrësh parasysh dhe faktin që po topi po shkonte drejt kornes dhe vendin ku ndodhej Alan”.

“Për derisa tani kemi sistemin VAR, përse arbitri nuk e pa tërësisht lajmin. Kartoni i kuq është shumë i dyshimtë, pasi Kristiano nuk kishte mundësi për ta kapur topin dhe Meret nuk e preku. Janë shumë elemente. Dy gabimet e vetme që bëmë në këtë ndeshje ishte pozicionimi i Zielinskit në golin e Pjaniç dhe në kornen ku nuk markuam Emre Çanin”.

“Juventusi është një skuadër më e mirë në aspektin e organizmit, temperamentit dhe dueleve, por ne kemi më shumë kualitet dhe teknikë. Te këto dy elementë duhet të bazojmë lojën tonë”.

“U surprizova nga reagimi i skuadrës kur loja u bë 10 kundër 10. Na duhet të kemi më shumë besim te aftësitë tona”, tha Ançeloti.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.