Ançeloti: Ndaj Atletikos me intensitet të lartë

0

Deklaratat e Lionel Mesit mbi të ardhmen e tij kanë prishur logjikën e merkatos së futbollistëve, aq sa janë hedhur hipoteza gati të paimagjinueshme rreth destinacionit të tij të ardhshëm në rast divorci me blaugranat. Një nga këto hipoteza të çmendura edhe është Reali i Madridit dhe për t’i dhënë më shumë jetë kësaj ideje mendon Karlo Ançeloti. Pyetjes nëse e ka imagjinuar ndonjëherë të stërvisë në të njëjtën skuadër Mesin me Ronaldon, trajneri italian iu përgjigj: “Besoj se po, por duhet të kemi parasysh se Kristiano është flamuri i Realit të Madridit, ndërsa Leo i Barcelonës. Secili prej tyre ka skuadrën dhe historinë e tij. Do të ishte e diçka e bukur t’i shikoje të dy në të njëjtën skuadër, edhe pse është shumë e vështirë që kjo të ndodhë.” Portugezi sapo ka fituar Topin e tretë të Artë në karrierë, por ambiciet e 29-vjeçarit, sipas Ançelotit nuk kanë kufij. “Që tani ka nisur punën për ta fituar sërish këtë trofe individual, sepse kurrë nuk është i kënaqur me atë që ka arritur. Kristiano është shprehur se nuk e di të ardhmen? Nëse një ditë do të dëshirojë të largohet, do të do të mjaftojë thjesht të flas me të, por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.” Në “Santiago Bernabeu” shpresojnë në përmbysjen e madhe në sfidën e kthimit të Kupës së Mbretit ndaj Atletikos, me ndeshjen e parë që u mbyll me fitoren 2-0 të “Los Colchoneros”, por Ançeloti e ka të qartë se vetëm me një lojë intensive Los Blancos mund të bëjnë mrekullinë ndaj formacionit të Diego Simeones. “E dimë sesi duhet të luajmë ndaj tyre, sepse e njohim mirë njëri-tjetrin. Duhet të zhvillojmë një takim me shumë intensitet, por të qetë dhe pa u nxituar. Çelësi për të mposhtur Atletikon, që mbetet skuadër unike në Europë në fazën mbrojtëse, është intensiteti i lojës, sepse nuk ke zgjidhje të tjera.” Për t’u kualifikuar në Kupën e Mbretit Reali duhet të fitojë me tre gola diferencë, ndërsa një fitore e mundshme 2-0 e çon sfidën në kohën shtesë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.