Ançeloti:  Mos e bëni dramatike, kundërshtarët profesionistë në harxhim kohe e simulime

Napoli i Karlo Ançelotit dominoi ashtu siç edhe pritej ndeshjen ndaj vendasve të Crvena Zvezda. Traversa e Insinjes, rastet e shpërdoruara nga Mertens dhe një punë e shkëlqyer nga mbrojtja e portieri i skuadrës serbe ia kanë vështirësuar së tepërmi punën tekniku italian, i cili në konferencën pas ndeshjes tha:

“U treguam të ngadaltë në pasime dhe në marrjet e topit, shto këtu dhe disa gabime që s’na u ndanë gjatë të gjithë lojës. Humbëm dy pikë të rëndësishme, në një grup shumë të vështirë, por kemi dhe pesë ndeshje të tjera. S’duhet ta bëjmë dramë këtë humbje. Momentalisht renditemi të dytët, nuk është nevojë për të qenë negativë”.

“Kur na mbeten vetëm 15 minuta u bë e pamundur për të luajtur futboll të vërtetë. E kam parë disa herë Crvena Zvezdën teksa e bën këtë. Ata janë profesionistë në harxhimin e kohës e simulimet dhe në disa momente gjyqtari ra në grackën e tyre”, përfundoi Ançeloti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *